​1244 raste aktive me COVID, 25 pacientë në spital

Aktuale

​1244 raste aktive me COVID, 25 pacientë në spital

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.

Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19.

Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat