Gastronomët e mirëpresin vendimin e Qeverisë që të shërbehet ujë nga rubineti

Aktuale

Gastronomët e mirëpresin vendimin e Qeverisë që të shërbehet ujë nga rubineti

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:53
Blerim Kabashi

Gastronomët në Prishtinë e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë që të shërbehet kafja me ujë nga rubineti. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti, dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik.

Blerim Kabashi, menaxher i kafiterisë “Metropol” në sheshin “Nënë Tereza”, ka thënë vendimi është i drejtë dhe do të respektohet. Sipas tij, historikisht është shërbyer uji nga rubineti dhe s’ka pas nevojë për një vendim të tillë.

“Është vendim i mirëseardhur për neve dhe ne ashtu kemi shërbyer ujë dhe nuk e di përse e kanë bërë kaq të madhe sepse në gjithë vendet e botës shërbehet me ujë. Nëse e shikon fluksin e madh, normal që do të ndikojë sepse rubineti nonstop duhet të qëndrojë i lëshuar, kështu që do të ndikojë por jo edhe aq shumë”, tha ai.

Ndërsa pronari i kafiterisë “Che Bar”, Labinot Ademi, ka thënë për eo se vendimi do të respektohet por që për synim Qeveria ka pasur që t’i bindë qytetarët se uji i pijshëm në Kosovë është i mirë.

Uji i pijshëm mesa e di unë ka qenë në Kosovë 70 për qind, por ka qenë më shumë një dëshirë për me iu ofruar një besim për cilësi të mirë të ujit që e kemi në Kosovë, sepse me e kushtëzu biznesin nuk është”, tha ai.

Unë shpresoj që i kanë kryer disa punë më të mëdha, më të mira dhe më efikase për neve, dhe nëse i ka mbërri ato, unë e përgëzoj këtë Qeveri. Është thjeshtë një thirrje që mos të kushtëzohet qytetari por të shërbehen me ujë. Pak është edhe zgjidhje e qytetarit”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat