Ja pse në Open Ballkan të gjithë do të jenë klientë të Serbisë!

Aktuale

Ja pse në Open Ballkan të gjithë do të jenë klientë të Serbisë!

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:32
Open Ballkan

I ashtuquajturi Open Ballkan, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, do t’i konvenoj vetëm shtetit serb.

Kështu thotë publicisti Liri Loshi, ku shton se në Open Ballkan, të gjithë do të jenë klientë të Serbisë.

Ndërsa, sipas tij, parnteritetin e vërtetë Serbia do ta ketë me Rusinë.

Loshi përmes një postimi në facebook, shkruan se, Kosova duhet të punojë rreth marrëveshjes finale me Serbinë.

Postimi i plotë:

Në Open Balkan të gjithë do të jenë klientë të Serbisë, kurse partneritetin e vërtetë Serbia do ta ketë me Rusinë. Nëse ky është zëvendësim i integrimit me BE-në, atëherë Europa duhet ta dijë se Ballkani përmes Serbisë mund të bëhet zonë e interesave ruse.

Për neve, është shumë e rëndësiahme që në këtë fazë të punohet më seriozisht rreth marrëveshjes finale me Serbinë. Fqinjët tanë duke parë pamundësinë e parnteritetit me Serbinë, mund të mbetën të kënaqur edhe me rolin e klientit në këtë marrdhënie, prandaj nuk do të na presin neve. Ata do ta injorojnë kauzën tonë politike, pra konfirmimin e sovranitetit me njohje nga Serbia.

Shqipëria mund të luajë rol konstruktiv që marrëveshja me Serbinë të arrihet sa më shpejt. Kjo bëhet në koordinim të ngushtë me lidershipin kosovar.

Pastaj ecim së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat