“Kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata”, Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet Lulzim Krasniqit

Aktuale

“Kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata”, Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet Lulzim Krasniqit

Nga: P.R Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:15
Donika Gërvalla

Gjatë ditës së sotme, Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi ka bërë të ditur se është shkarkuar nga pozita e tij, duke hedhur akuza në drejtim të Ministres së ?Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sipas Krasniqit, Gërvalla i kishte kërkuar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Kosovës  New York.

“E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD”, ka shkruar ndër tjerash në letrën e tij Krasniqi.

Por përmes një postimi në facebook, Krasniqit i është kundërpërgjigjur vet Ministrja Donika Gërvalla.

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”, ka shkruar Gërvalla, përcjellë “Bota sot”.

Sipas saj, Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë e shtetit të Kosovës.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale. Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë. Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, shkruan në reagimin e saj Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat