LDK-ja kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Aktuale

LDK-ja kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kërkuar shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, kriza energjetike do të thellohet në vjeshtë dhe dimër, teksa sipas tyre, kjo është arsyeja pse janë duke kërkuar shkarkimin e tij, transmeton Klankosova.tv

“Bordi i ZRrE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka inicuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Derisa, partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë, duke kontribuar në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve”.

“Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij”.

“Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat