Pas gati dy vitesh, nesër prindërit e Hashim Thaçit e takojnë atë në Hagë

Aktuale

Pas gati dy vitesh, nesër prindërit e Hashim Thaçit e takojnë atë në Hagë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi me prindërit e tij

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, po mbahet i paraburgosur që nga 5 nëntori i vitit 2020-ës në Hagë nga Gjykata Speciale. Që nga atëherë, ish-shefi i shtetit nuk i ka parë prindërit e tij.

Por, duket se mallëngjimit për babain Haxhi e nënën Hyra po i vie fundi.

Gazeta mëson nga burimet e saja se Haxhi e Hyra Thaçi do të udhëtojnë nesër për në Hagë për ta parë djalin e tyre, për herë të parë që më shumë se një vit e gjysmë nga dita që u arrestua.

Burimi i gazetës ka treguar se prindërit e ish-presidentit do të udhëtojnë për në Hagë nesër në mëngjes dhe do të qëndrojnë deri në ora 16:00.

Dëshirën për ta takuar djalin e tyre, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skënderajt.

Gjatë qëndrimit të Ramës në Burojë, vëllai i Thaçit kishte treguar se prindërit e tij do të udhëtonin së shpejti për në Hagë.

Deri tani, prindërit e Thaçit ishin takuar vetëm në formatin “online”, nëpërmjet bisedave në ZOOM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat