Armend Muja: Tërheqja e Trustit, precedent i rrezikshëm

Aktuale

Armend Muja: Tërheqja e Trustit, precedent i rrezikshëm

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:35
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, ka deklaruar se nxjerrja e parave nga Trusti do të përbënte një precedent të rrezikshëm.

Sipas Mujës, tërheqja e këtyre parave do të shkatërronte sistemin pensional të Kosovës dhe LVV nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Trustit.

“Nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit. Këtë qëndrim e kemi marrë në vitin 2020 edhe kur ka qenë tërheqja e parë edhe e dyta, pikërisht me këto arsyetime, se në rast se krijohet mundësia, hapet dritarja që të tërhiqet një herë ajo, krijohet një precedent i rrezikshëm, i cili në tërësi e shkatërron skemën pensionale të Kosovës", ka thënë Muja.

"Skema pensionale e Kosovës i ka dy shtylla. Një pensionist e ka shtyllën 0, që normalisht qeveria i jep minimalisht 100 euro për ta luftuar varfërinë dhe kursimet e tij në fondin pensional për ta krijuar një pagesë për ta jetuar një pleqëri normale, gjë që nuk ka ndodhur në Kosovë, pasi në të kaluarën fondi jonë pensional është vjedhur nga Serbia, kurse një pjesë e tyre s’kanë kursyer mjaftueshëm dhe për pasojë sot ke shtresa mbi 240 mijë pensionistë që sot jetojnë keq. Kursimi është detyrim nuk është opsionale”, ka thënë Muja.

Muja theksoi se propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka ardhur me argumentin se mjetet do t’i ndihmojnë qytetarëve, mirëpo ai pyet se cilës kategori?

“Nëse thonë që kjo po bëhet për t’iu ndihmuar qytetarëve, çështja është cilës kategori? Propozimi si i tillë kur ka ardhur, ka qenë i dizajnuar me këto klishe që po i ndihmon qytetarëve. Kur e kemi marr dhe e kemi studiu propozimin, ideja ka qenë që në fakt Kosova i ka 1.2 milionë njerëz të aftë për punë, nga të cilët gjysma e tyre kanë një llogari në Trust. Gjysma prej tyre nuk kanë. Pesë përqindëshi i popullsisë mund të tërheq diçka dhe mund të ketë një domethënie të shpenzimeve të tyre. Në vitin 2020, kur u bë tërheqja e pareve, ishte një kontekst i vështirë në atë kohë, sepse kishte tkurrje ekonomike, rënie të vendeve të punës”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat