Tali ‘shpërthen’ ndaj atyre që e luftonin UÇK-në, i quan Vllada Popoviçat e sotit

Aktuale

Tali ‘shpërthen’ ndaj atyre që e luftonin UÇK-në, i quan Vllada Popoviçat e sotit

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:34
Driton Tali

Driton Tali përmes një shkrimi ka kritikuar klasën politike, sidomos ata që po flasim për UÇK-së, duke krahasuar me një histori serbe.

Ai ka thënë se disa “pinjollë ozne e udbe, prindërit e të cilëve dikur të gjithë patriotët shqiptarë (qofshin ata të ishin të djathtë apo të majtë) i luftonin "me mish e me shpirtë", a ata tashti aq me "pasion" na flasin për UÇK'ën, dhe do hajna kur po na flasin për luftën kundër korrupsionit”.

Shkrimi i plotë:

Vllada Popoviçat e sotit.

Pas L2B, skenën politike të Gjilanit dhe Anamoravës e pati dominuar Vllada Popoviçi (herë si udhëheqes i Komitetit e herë si kryetar Komune).

Ishte edhe në "Komitet Krahinur të Kosmetit" dhe natyrisht siç e donte rregulli edhe në OZNA dhe UDBA.

Tregonte babai im i ndjeri se si gjatë golgotës së Gjilanit, nëntor 1944 - shkurt 1945, (pasi që ja kishin masakru babain dhe nënën atij në oborr të shtëpisë dhe vëllau Hyseni ishte detyru të ikte në Shqipëri ku edhe vdiq me 1983, në Golem) "shoku Vllada" i kishte shtrirë trupat e masakruarë të gjilanasëve në rrugë para ndërtesës së OZNA'së dhe një gjilanasi që rastis të kalonte atypari i drejtohet me "Ago imamo sveže meso - koliko hočeš?" (Ago kemi mish të freskët - sa don?), duke i mshu shuplakë kukit të trupit të gjilanasit të masakruar.

Vllada pra ishte KOMUNIST i madh.

Dhe kjo nuk do të ishte mbase ndonjë tregim i veçantë për kohën sikurse Vllada të mos ishte djali i Toma Popoviçit, deputetit të dalluar të partisë Radikale të Pashiçit, për Moravë.

Biles, kur mbreti Aleksandër e vizitoi Kosovën, ai ishte mysafir në shtëpinë e Tomës, ku i kaloi netët sa qëndroi në Kosovë.

Pra, Toma ishte serb shumë i madh.

Fjalimi i Toma Popoviçit, me 20 qershor 1928, në Kuvendin e Jugosllavisë, kur u bë atentat mbi deputetët kroatë, ishte pikërisht që e filloi fesatin,

Ai (T.P) kështu ju pati drejtuar deputetëve kroatë:

“Nëse lideri juaj, nëse Stjepan Radiç, i cili e turpëron popullin kroat, vazhdon të ofendojë, ju garantoj se do t'i bjerë koka këtu... Unë, zotërinj, them se dhe ju garantoj... Serbia nuk do të jetë fajtore për këtë, serbët nuk do të kenë faj, por fajin do ta keni ju që nuk jeni të trajnuar. Është turp që keni ardhur në Kuvendin Kombëtar siç jeni...".

Dhe nuk shkon gjatë në atë mbledhje deputeti serb Punisha Raçiç nxjerr revolen dhe shtien mbi deputetet kroatë.

E, pas L2B, djali tij, pra Vllada, ishte revolucionar, komunist dhe udhëheqës i zhvillimit socialist, zhvillimit të pronës shoqërore dhe të vëllazërim bashkimit të kombeve dhe kombësive.

Kështu po ma çojnë mallin do pinjollë ozne e udbe, prindërit e të cilëve dikur të gjithë patriotët shqiptarë (qofshin ata të ishin të djathtë apo të majtë) i luftonin "me mish e me shpirtë", a ata tashti aq me "pasion" na flasin për UÇK'ën, dhe do hajna kur po na flasin për luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat