Enver Hoxhaj telefonon Ali Ahmetin

Aktuale

Enver Hoxhaj telefonon Ali Ahmetin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:31
Enver Hoxhaj dhe Ali Ahmeti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar Ali Ahmetin për miratimin e propozimit francez, i cili çon në hapjen e negoviatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në për anëtarësim. 

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se e ka telefonuar dhe uruar Ali Ahmetin në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

“Sapo e telefonova dhe e urova mikun tim Ali Ahmetin dhe ekipin e tij në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut  në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

Një hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat