​COVID, 54 pacientë pozitivë në QKUK dhe spitale rajonale

Aktuale

​COVID, 54 pacientë pozitivë në QKUK dhe spitale rajonale

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Nga raportimet e sotme të klinikave COVID-19 në QKUK, por dhe të spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 54 pacientë të konfirmuar me COVID pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 27 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme po ashtu, 27 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat