Arrestohet ish-prokurori Ali Rexha

Aktuale

Arrestohet ish-prokurori Ali Rexha

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:07
Ali Rexha

Ali Rexha është arrestuar sot nga Policia e Kosovë pasi i njëjti kishte kërcënuar Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.

Për këtë të fundit Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër arrest.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë në një përgjigje me shkrim të mërkurën mbrëma se Rexha dyshohet për veprën penale “Kanosje”

“Rastit te cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit, sot është ndaluar një (1) person, për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”, sipas KPRK-se”, tha ajo.

Për këtë rast kanë reaguar edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të cilët e kanë dënuar kërcënimin ndaj prokurorit Sylejmani.

Sipas KPK-së, këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-prokurorit special, Ali Rexha.

“Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”.

“KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet në kumtesën e KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat