​Qytetarët “pro” vendimeve për reciprocitet dhe targa

Aktuale

​Qytetarët “pro” vendimeve për reciprocitet dhe targa

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Qytetarët janë shprehur pro vendimit për reciprocitet për letërnjoftime dhe regjistrimin e automjeteve me targa RKS. Ata deklaruan se marrëveshja do duhej të ndodhte më herët, ndërsa thanë se nuk presin që të ketë tensionim të situatës.

Qytetari Sejdi Shala, e mirëpriti vendimin, gjersa është shprehur se marrëveshja do duhej të aprovohej që moti.

Shala: Shkaktimi i probleme nga ana e serbeve në veri, mund të bëjnë vetëm ata para militant të Serbisë

“Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, janë nënshkruar para disa viteve por ato nuk janë aprovuar nga ana e Serbisë, tash qeveria e re po merret me këto marrëveshje që nuk janë arritur para disa viteve, dhe po shkon për t’i zbatuar... Këtë reciprocitet është duhur të bëhej edhe më herët, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjeve por dikush i ka mendimet që ‘jo po na prish më këtë apo më atë’. Mua po me duket që është e vetmja qeveri, sa i përket reciprocitetit, është duke punuar për shtet dhe ia ka kthyer dinjitetin shtetit... Shkaktimi i probleme nga ana e serbeve në veri, mund të bëjnë vetëm ata militantë të Serbisë, popullata nuk është e kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit... Nuk besoj që nuk do të këtë probleme, sikurse nuk ka pasur probleme me mbulimin e shenjave”, ka thënë Shala

Një tjetër qytetar, Bajram Krasniqi, ka thënë se pavarësisht se qytetarët serbë do të mundohen të shkaktojnë probleme, ligji duhet të zbatohet.

Krasniqi: Ne qoftë se zbatohet me korrektësi, nuk besoj që do të këtë telashe të mëdha

“Unë besoj që është një gjë e mirë, mirëpo unë nuk i kisha dhënë kësi konotacioni, reciprocitet, thjesht i kisha dhënë konotacion të zbatojnë ligjin. Ne jemi shtet, duhet t’i zbatojnë të gjitha që i takojnë një shteti, edhe ata po dëshirojnë ashtu , edhe me neve po besojë që krejt në rregull është... Besoj që do të tentojnë ata, sepse është metodë e tyre e punës dhe jetës, por ne qoftë se zbatohet me korrektësi, nuk besojë që do të këtë telashe të mëdha, mirëpo ata gjithsesi do të mundohen të bëjnë ndonjë problem”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, Agim Fushtica, bëri të ditur për KosovaPress se vendimi duhej të zbatohej më herët. Ndërsa, kërkoi nga shteti fqinj ti mbështesin ligjet e Kosovës.

Fushtica: Ne po i përkrahim ligjet e tyre, edhe ata lë të shohin si është

“E përkrahi por pak është me vonim ky reciprociteti, ka pas nevojë edhe më herët por që fati që kryeministri e solli këtë vendim që e përkrahi shumë me vend, ky nuk është asgjë tjetër veç se si po dëshirojnë ata edhe ne, jo vetëm ne po gjithkush e bën, është e drejta e një popullatë ta bëjë. Kur ata kanë drejtë ta bëjnë ndaj neve pse ne nuk kemi të drejtë, jemi shtet i pavarur, kemi të drejtat tona... Ata mund të tentojnë, por të tentojnë në shtetin e tyre, jo në shtetin tonë, nuk mund të bëjnë asgjë, duhet të përkrahet ligji në shtetin fqinj. Ne po i përkrahim ligjet e tyre, kur po shkojmë, po duhet të adaptohemi sipas vendimet të tyre, me targa, me letërnjoftime, edhe ata lë të shohin si është, asgjë më tepër se çfarë po na bëjnë po i bëjmë”, ka theksuar Fushtica.

Qytetari Hekuran Fetahu, për KosovaPress u shpreh se nëse ky vendim mund të shkaktojë probleme, atëherë është mirë mos të aprovohet.

Fetahu: Nëse mendojnë që mund të këtë telashe, atëherë është më mirë që të aprovohet

“Ne mendojmë të behët mirë, edhe për serbët që janë në veri, të lëshohen targat nga qeveria, mendoj që nuk ka ndonjë telashe. Por nëse mendojnë që mund të këtë telashe, atëherë është më mirë që të aprovohet”, vijojë Fetahu.

Më 19 qershor qeveria mori vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia e që konsiderohen të jashtëligjshme.

Ne të njëjtën mbledhje u mor edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument te identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Të dy vendimet hyjnë në fuqi nesër, datë 1 gusht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat