Një ditë pas bllokadave, kjo është gjendja në Jarinje

Aktuale

Një ditë pas bllokadave, kjo është gjendja në Jarinje

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 10:59
​Gjithçka i rikthehet normalitetit në Jarinje

Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikën kufitare të vendit që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinje.

Ajo është e hapur për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe as nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.

Kp ka bashkëbiseduar me disa qytetarë që kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë, të cilët thanë se kanë kaluar shumë mirë në kufi dhe nuk është dashur të presin gjatë.

Sipas tyre, gjithçka është shkëlqyeshëm dhe nuk ka asnjë problem.

Ndryshe, qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi Qeveria e Kosovës ka zhvendosur zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat