​Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën

Aktuale

​Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti kujtoi sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre, në takimin me shqiptaro-amerikanen Besa Tafilaj Pinchotti, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake.

Në veçanti u përmendën dy pilotët e helikopterit Apache, oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert që humbën jetën në Shqipëri më 1999, gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Në takim u fol për përkushtimin e Qeverisë për sigurinë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me SHBA.

Po ashtu u theksua rritja e buxhetit të sektorit të mbrojtjes, më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova, si dhe angazhimi për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.

Tafilaj Pinchotti, foli për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake, e themeluar më 1969, që përfaqëson miliona pjesëtarë të familjeve ushtarake në SHBA përmes avokimit dhe programeve mbështetëse.

Tafilaj Pinchotti, babai i së cilës vjen nga Deçani, rikujtoi kohën kur ajo ka raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës si gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC, thuhet në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat