“Nëse rrezikohet stabiliteti, ndërhyjmë”, Stoltenberg telefonon Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës - ja çka biseduan

Aktuale

“Nëse rrezikohet stabiliteti, ndërhyjmë”, Stoltenberg telefonon Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës - ja çka biseduan

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:50
Aleksander Vuçiq dhe Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të mërkurë, pas bisedës që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fola me presidentin e Serbisë, Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg.

“NATO-KFOR rri i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat