NATO konfirmon largimin e trupave ukrainase nga Kosova

Aktuale

NATO konfirmon largimin e trupave ukrainase nga Kosova

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 19:43
KFOR-i ukrainas

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net një zyrtar nga NATO.

Në përgjigjen e tyre, NATO ka bërë të ditur se tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova është në përputhje me dekretin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pas pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse.

NATO-ja ka falënderuar trupat ukrainase për kontributin e tyre ndër vite dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Aktualisht, kontingjenti ukrainas përfshin 40 trupa. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dhe i mandatuar nga OKB-ja përfshin 3 mijë e 700 trupa nga 28 vende kontribuuese, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Ukraina ka qenë një kontribuues i vlefshëm në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it në vitin 1999. Ne mirëpresim kontributet e vjetra të vendit në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga NATO.

Zyrtari i NATO-s ka deklaruar se ky veprim i Ukrainës nuk do të ketë ndikim operacional në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, i cili vazhdon të kryejë mandatin e tij të OKB-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat