​Konjufca-Gomes diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Luksemburg

Aktuale

​Konjufca-Gomes diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Luksemburg

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Prishtinë Natacha Gomes.

Ata kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.

Konjufca e falënderoi diplomaten Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat