​Prokuroria në Brezovicë po heton për leje ndërtimore

Aktuale

​Prokuroria në Brezovicë po heton për leje ndërtimore

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zonën e Brezovicës.

“Ferizaj, 04 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajit.

Në njoftim po ashtu theksohet se, qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat