Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Aktuale

Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar përsëri aksion në Brezovicë.

Lajmin për media e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, ka thënë Maloku duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Ky aksion që po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë është duke u bërë së bashkëpunim me inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat