​1197 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Aktuale

​1197 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 1197 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Asnjë person nuk ka humbur jetën ndërsa janë shëruar 1030 qytetarë.

Aktualisht shënohen 8004 raste aktive të të infektuarve me këtë virus.

Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 834 mijë e 789, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 987 persona, me dozën e dytë 824 mijë e 280 persona, me dozën e tretë 104 mijë e 765 persona kurse me dozën e katërt 1 mijë 565.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat