Haradinaj përkujton të rënët e Gllogjanit e Irzniqit

Aktuale

Haradinaj përkujton të rënët e Gllogjanit e Irzniqit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj- ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit ka bërë sot homazhe në varrezat e heronjve e dëshmorëve në Gllogjan dhe Irzniq të Deçanit.

Haradinaj në një status në rrjetin social facebook ka kujtuar të rënët, duke theksuar se u përulëm me nderim për jetën dhe heroizmin e tyre, duke qenë përgjithmonë mirënjohës.

“11 gushti i vitit 1998, ngjallë kujtimin për qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në betejat heroike për mbrojtjen e pozicioneve të luftës. Në ofensivën e ashpër, mbizotëroi vullneti për liri, deri në vetëflijim. Të përhershëm në kujtimin e brezave, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Sot në Gllogjan dhe Irzniq, u përulëm me nderim për jetën dhe heroizmin e tyre, duke qenë përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat