Denoncimi ndaj Anita Sylës, dalin detaje nga ngjarja në shtëpinë e Vali Corleones, prezente edhe një grua nga Serbia

Aktuale

Denoncimi ndaj Anita Sylës, dalin detaje nga ngjarja në shtëpinë e Vali Corleones, prezente edhe një grua nga Serbia

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten Anita Sylën rreth orës 04:16 nën dyshimin për tentim-vrasje ndaj Princvalentino Corleones. Media ka siguruar kallëzimin penal të ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj 22-vjeçares ku përshkruhet krejt ngjarja dhe mes tjerash thuhet se e ka plagosur aksidentalisht Corleonen në shtëpinë e tij në Gjilan. Prezente kishte qenë edhe një grua nga Serbia.

Syla që është bërë e ditur se nuk ka të kaluar kriminale, dyshohet se sot diku rreth orës 03:45 ka plagosur Corleonen në dhomën e ndejës dhe e ka lënduar atë në gjurin e këmbës së djathtë. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij te lagjja Dardania I në Komunën e Gjilanit.

E shtëna me armë zjarri e cila dyshohet se është bërë aksidentalisht nga Anita Syla pas një deklarate të Corleones – është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet.Në kallëzimin penal që e posedon Paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Ai gjatë bisedës me Policinë në Gjilan ka sqaruar se ishte plagosur aksidentalisht nga Anita Syla, e cila bashkëjeton me të.Po ashtu, në bazë të intervistës verbale të policisë me të dyshuarën e kësaj ngjarje, është kuptuar prej saj se ajo ka qenë personi që në mënyrë aksidentale është plagosur Princvalentino Corleone.

Të dy intervistat e të lartpërmendurve janë zhvilluar në intervalin kohor 08:30-08:45.

Njësia e krim-teknikës ka ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë që dyshohet se është kryer vepra penale së bashku me municionin përkatës.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për veprën “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat