Kelmendi tregon sa është paga më e vogël në kompaninë e tij

Aktuale

Kelmendi tregon sa është paga më e vogël në kompaninë e tij

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 23:38
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për kushtet e punëtorëve në kompaninë e tij.

Kelmendi ka thënë se nga dashuria e madhe që ka për Kosovën, vazhdimisht synon t’i përmirësojë kushtet e klasës punëtore.

Ai tutje ka shtuar se paga minimale në kompanitë e tij është 360 euro, teksa vitin e ardhshëm synon ta bëj 500.

“Jetoj në krijim, jetoj nëse i kam kolegët në rregull, kujdesem jashtëzakonisht shumë për klasën punëtore. Të gjithë punëtorët e mi e kanë sigurimin shëndetësor, mëngjesin, paga më e vogël që ekziston, sot është 360 euro, vitin e ardhshëm mendoj të jetë afër 500 euro”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat