Ambasadori amerikan zbulon bisedën me Vuçiqin në natën kritike në veri të Kosovës

Aktuale

Ambasadori amerikan zbulon bisedën me Vuçiqin në natën kritike në veri të Kosovës

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 15:05
Christopher Hill dhe Aleksandar Vuçiq

Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas tensioneve të 31 korrikut në veri. NYT ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer episodin se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike në veri.

Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e konsideronte të mundur konfliktin e armatosur Kosovë-Serbi megjithatë Vuçiqit i ka thënë se do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

“Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i SHBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndërsa ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë zotit Vuçiq: “Luftërat kanë filluar për tokën, paratë, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë për të filluar me një targë”, thuhet në raportimin e New York Times.

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, një ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” tha Hill.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat