Pritjet në kufi, deri në dy orë në Merdare

Aktuale

Pritjet në kufi, deri në dy orë në Merdare

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në dy orë.

Ndërsa radha e automjeteve është 600 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të gjata të mjeteve.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 400 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 10 minuta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat