​Qazim Rrahmani jep dorëheqje nga PAI

Aktuale

​Qazim Rrahmani jep dorëheqje nga PAI

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:55
Qazim Rrahmani

Qazim Rrahmani ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj partie dhe ish-kryetari i degës në Ferizaj ka deklaruar se ashkalinjtë në Kosovë nuk kanë lider e as përfaqësues politik për të adresuar mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Rrahmani: Në KQZ dorëzuam dorëheqjet tona

"Sot në KQZ dorëzuam edhe në mënyrë fizike dhe zyrtare, dorëheqjet tona. Po ashtu, dorëheqjeve tona iu bashkua edhe dega e komunës së Gjakovës. Si dy degqt me te mëdha. Po ashtu, ditëve ne vijim do të jenë edhe degët tjera të cilat janë larguar. Po e njoftojmë opinionin publik se PAI momentalisht gjendet pa asnjë kryetar dege dhe të gjithë kryetarëve ju ka dalë afati dhe në mënyrë statutore asnjë kuvend i PAI-së nuk është mbajtur në kuvend dege", ka deklaruar ai.

Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.

Ai ka theksuar se partia ku deri më tani ka qenë sekretar i përgjithshëm, është jo legjitime.

Rrahmani: PAI shkon në pezullim

"PAI shkon në pezullim, kjo i bie që kryetari Etem Arifi e ka sjell në këtë gjendje PAI-në. Ju e dini që ky person e ka sjell në këtë gjendje edhe shtetin e Kosovës të shkojë në zgjedhje për fajet e tij, për fshehtësitë e tij, për manipulimet e tij me ashkalinjtë. Nuk e meritojmë që një njeri të bëhet shkak i manipulimeve të tij dhe ashkalinjtë të gjenden në një gjendje jo të mirë", ka thënë ai.

Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat