Haradinaj shkon te pllaka e djalit të presidentit Biden

Aktuale

Haradinaj shkon te pllaka e djalit të presidentit Biden

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:02
Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë pllakës së Beau Biden

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë pllakës së Beau Biden, djalit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë.

“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës”.

Kreu i AAK-së tha se është mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë.

“Falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejt paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Image
Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë pllakës së Beau Biden
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat