​PDK: Të shkarkohet ambasadori Berishaj

Aktuale

​PDK: Të shkarkohet ambasadori Berishaj

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 14:28
Faton Abdullahu

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj pas kallëzimit penal që ka bërë Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Në një konferencë për media zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohet ambasadori Berishaj.

Abdullahu tha se, rasti Berishaj është i ndërlidhur me aferë korruptive që ndërlidhet me energjinë elektrike.

“PDK kërkon që urgjentisht të shkarkohet ambasadori Martin Berishaj, pasi që ndërlidhet me një aferë korruptive me energji elektrike”, tha ai.

PDK konsideron se kjo qasje e pushtetarëve është mentalitet populist i pushtetit që bën paqe të kamufluar me korrupsionin.

Edhe LDK ka kërkuar sot shkarkimin e Berishajt. Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. E gjithë kjo me arsyetimin se “Agjensioni Kundër Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj; mbi faktet e bëra publike muaj me parë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat