Daut Haradinaj e nderon dëshmorin Skënder Çeku në përvjetorin e rënies

Aktuale

Daut Haradinaj e nderon dëshmorin Skënder Çeku në përvjetorin e rënies

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ish-komandanti i UÇK-së, aktualisht deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në përvjetorin e rënies së dëshmorit Skënder Çeku ka bërë homazhe e vendosur kurora lules të varri i tij në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Me këtë rast ai ka thënë se Çekun i dha kuptim lirisë dhe se emri i lartësohet në shumë shkolla e sheshe si strateg i luftës.

Postimi i plotë:

Sot nderuam luftëtarin e madh, Gjeneral Skënder Çekun, njeriun që lirisë sonë i dha kuptim.

Ai krahas shumë luftëtarëve po përballej fyt për fyt me forcat serbe në Loxhë të Pejës, ku në këtë betejë u vranë dhe u plagosën shumë burra të zotë.

Sot, emri i tij lartësohet në shumë shkolla e sheshe si strateg i luftës.

Familja Çeku nga Qyshku po ashtu u dëshmuan në vazhdimësi deri në çlirimin e vendit. Kjo familje nxori nga vetja edhe udhëheqësin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Agim Çeku.

Lavdi dhe respekt për heroin tonë, Skënder Çeku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat