​Vuçiq diskutoi me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

Aktuale

​Vuçiq diskutoi me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:26
Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajçak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak.

“Në një bisedë të hapur me Lajçak, kam ripërsëritur vendosmërinë e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

“Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara dhe të pranuara nga Brukseli”, shtoi ai.

Gjatë ditës Vuçiq në Bruksel është takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO- Jens Stoltenberg.

Nesër në Bruksel mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat