Serbët e ndalin, Kastrati s’i “tradhtoi” Vetëvendosjen dhe UÇK-në

Aktuale

Serbët e ndalin, Kastrati s’i “tradhtoi” Vetëvendosjen dhe UÇK-në

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:44
Qëndron Gashi

Veproi siç i thotë emri.

Ish-kryetari i Kamenicës qëndroi pa dhënë asnjë informacion për Lëvizjen Vetëvendosje e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur u pyet nga zyrtarët serbë që e ndalen në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Kjo i ndodhi Qëndron Kastratit derisa me autobus ishte nisur drejt Vjenës më 13 gusht.

Sipas ish-kryetarit të komunës së Kamenicës, serbëve që tentuan ta marrin në pyetje e që thotë se ishin pa uniforma, qëllim kishin të marrin të dhëna për UÇK-në.

Kastrati thotë se për moskalimin e tij nëpër Serbi i njoftoi edhe institucionet e vendit.

Për Kastratin reaguan edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të cilët kërkuan vëmendjen e autoriteteve kosovare për këto raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat