Baraliu thotë se Kurti nuk do të heqë dorë nga parimet e dialogut

Aktuale

Baraliu thotë se Kurti nuk do të heqë dorë nga parimet e dialogut

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 00:12
Bleron Baraliu

Analisti, Bleron Baraliu, ka thënë se presioni që po i bëhet Kryeministrit, Albin Kurti, nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga parimet e dialogut. 

“Nuk besoj që gjithë kjo trysni do të ketë ndikim në Kryeministrin Kurti për të lëshuar pe në parimet kryesore me të cilat ai po e ndërton qëndrimin në këtë dialog”, ka thënë ai në emisionin Politiko.

Më tej, ai ka cilësuar se ajo çfarë po kërkon Kurti është më pak se reciprocitet sepse po tregon sepse jemi për fqinjësi të mirë.

“Reciprociteti i Kurtit është më pak se reciprocitet, sepse është paqësor dhe konstruktiv në thelb, sepse po thotë që ne do të lëshojmë pe në momentin që Serbia do lëshojë në një çështje të caktuar. Reciproke do të ishte nëse Kurti do të thoshte edhe ne do t’i ndalojmë targat dhe do t’i kërkojmë dokumentet, e do të presim”, ka deklaruar Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat