​DASH: Kosova dhe Serbia të pranojnë kompromis

Aktuale

​DASH: Kosova dhe Serbia të pranojnë kompromis

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi është prioritet i SHBA-së.

Suksesi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një prioritet absolut i shteteve të bashkuara. Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price, gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e së mërkurës.

Zyrtari amerikan theksoi se mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE, dhe se palët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve. “Duam të shohim progres në implementimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën”, tha ai.

Price e vuri theksin tek nevoja për dialog dhe kompromis, që siç tha janë elementë thelbësorë të qeverisjes, dhe jo shenjë dobësia.

“Ne shpresojmë që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, vijoi më tej zëdhënësi I DASH.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat