Hajdari: Gjuha e trupit dëshmoi që Kurti ishte konfident, e Vuçiq në stres

Aktuale

Hajdari: Gjuha e trupit dëshmoi që Kurti ishte konfident, e Vuçiq në stres

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Fatime Hajdari – komentatore politike ka thënë se në takimin e djeshëm Kryeministri Albin Kurti, ishte i qartë, konfident dhe tejet i artikuluar. 

Këtë vlersim, Hajdari e dha nëpërmjet analizës së gjuhës trupore të Kurtit e Vuçiq. Teksa ka vlerësuar, se për dallim prej Kurtit, gjuha e trupit dëshmoi që presidenti serb ishte në stres. 

“Ajo çka është e rëndësishme është që e kemi parë një takim që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë jashtëzakonisht konfident, i qartë, i artikuluar, diçka që të gjithë e kemi pritë, pa asnjë diskutim.

Kjo bazuar në gjuhën e trupit, pasi bisedon me z.Borrell, pyet se cilën në pjesë të tavolinë duhet të ulet, për dallim prej Vuçiq, i cili për shkak të presionit harroi edhe t’ia zgjaste dorën z.Borrell”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat