​Zhytësit e FSK-së trajnohen në Pashaliman

Aktuale

​Zhytësit e FSK-së trajnohen në Pashaliman

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Zhytësit e Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë kanë kryer trajnime në Pashaliman me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi shpërndau pamje nga ky trajnim duke u shprehur se aty marrin pjesë profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në Shqipëri.

“Zhytësit e Forcës Detare, profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë, pas trajnimit periodik të zhytësve të Policisë së Shtetit, nisën traditën e trajnimit dhe bashkëpunimit edhe me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj”, ka shkruar Peleshi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat