​“Miqtë e Amerikës” kremtojnë datëlindjen e ish-presidentit Bill Clinton

Aktuale

​“Miqtë e Amerikës” kremtojnë datëlindjen e ish-presidentit Bill Clinton

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:36
​“Miqtë e Amerikës” kremtojnë datëlindjen e ish-presidentit Bill Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Kosovë, ka organizuar një festë me rastin e datëlindjes së 76-të të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton në objektin e shkollës fillore “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë.

Me këtë rast do të bëhet edhe përurimi edhe këndi amerikan në këtë shkollë.

Xhavit Berisha, drejtori i shkollës, tha se SHBA ka bashkëpunuar me Kosovën e veçanërisht ish-presidenti Clinton në kohën e luftës.

“SHBA gjithnjë i ka dalë në ndihmë Kosovës, veçanërisht ish-presidenti Bill Clinton në kohën e luftës kur ishim në situatë të vështirë”, tha ai.

Agim Rexhepi, drejtor i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se aleatët tanë meritojnë falënderim për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.

“Aleatët nga jashtë gjithnjë e ndihmojnë Kosovën, dhe kjo ndihmë është e mirëseardhur çdo herë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat