Kurti për reduktimet: Po bëjmë çmos t’i ndalim

Aktuale

Kurti për reduktimet: Po bëjmë çmos t’i ndalim

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 14:35
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë gjithçka që të ndërprehën reduktimet e energjisë elektrike.

Gjatë një konference për media, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se blloku b2 i termocentralit “Kosova B” është në remontë dhe pritet të përfundojë shpejtë.

“Aktualisht të gjitha institucionet po bëjnë çmos që reduktimet të ndalen”, tha kryeministri para gazetarëve.

“Arsyeja pse është në remontë është që të minimizohen gjasat për avaritje të hirit”, ka thënë Kurti

Ai ka thënë se “Termocentralit Kosova A i ka njësitet e vjetra 60 vjet e Kosova B, 40 vjet”.

“E paramendojeni një avari tjetër”, ka thënë Kurti, teksa tregonte sesa të vjetra janë njësitet që prodhojnë rrymë.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë dimrit do të shtohet kërkesa për energji elektrike për shkak të temperaturave më të ulëta

“Në ditën kur kanë filluar reduktimet konsumi i energjisë ka qenë 240 kilovatë, më shumë sesa prodhimi. Ndërkaq çmimi ka qenë 430 euro për kilovatë. Importi është shumë i kushtetueshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin energjetik që Kosova e ka me Shqipërinë.

“Javën e kaluar kemi pasur një bashkëpunim të shtuar me Shqipërinë. Ky bashkëpunim ka mundësuar zbutjen e reduktimeve, megjithatë energjinë që mund ta marrim nga Shqipëria për fat të keq nuk e plotëson në tërësi mungesën tonë”, ka theksuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat