Lirohet nga paraburgimi Nuredin Lushtaku

Aktuale

Lirohet nga paraburgimi Nuredin Lushtaku

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:48
Nuredin Lushtaku

Ish-deputeti Nuredin Lushtaku është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Artan Qerkini.

Po është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim”, ka thënë ai.

Lushtaku ishte arrestuar më 4 korrik, pasi dyshohej ta ketë sulmuar një polic.

Rasti nuk është mbyllur ende përfundimisht, por Lushtaku do të jetë i lirë përderisa hetimi vazhdon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat