Edhe Duda Balje e Adriana Matoshi iu bashkuan protestës për rastin e 11-vjeçares

Aktuale

Edhe Duda Balje e Adriana Matoshi iu bashkuan protestës për rastin e 11-vjeçares

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 14:21
Duda Balje e Adriana Matoshi

Deputetja e CDU-së, Duda Balje dhe deputetja nga radhët e VV-së, Adriana Matoshi janë parë në protestën që u mbajt sot në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Balje ka bërë thirrje që prindërit të rrënjosin në shpirtin e fëmijëve të tyre dashurinë për vajzat.

Njoftimi i plotë i Duda Balje:

“I ftoj të gjitha nënat e fëmijëve djem që t’i duan me gjithë zemër dhe të rrënjosin në shpirtrat e tyre dashurinë për vajzat.

Ftoj gjithashtu të gjithë baballarët e fëmijëve vajza që të jenë shembull sesi çdo mashkull duhet të sillet me ta.

Çdo dhunim është monstruoz dhe tragjedi, ne nga këto dhimbje duhet të marrim mësim e zemër dhe nuk duhet të lejojmë të ndodhë që dhunuesi të ndjehet i rëndësishëm e viktima e dobët!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat