Ymeri (SBAShK): Në Kamenicë mësimi u zhvillua veç në një shkollë, greva mund të zgjas me muaj

Aktuale

Ymeri (SBAShK): Në Kamenicë mësimi u zhvillua veç në një shkollë, greva mund të zgjas me muaj

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:50
Ymer Ymeri

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka bërë të ditur se në këtë komunë mësimi është mbajtur vetëm në një shkollë.

Ai tha se mësimi ka nisur vetëm në fshatin Busovatë, aty ku sipas tij, shkolla e këtij fshati ishte mbyllur nga ish-kryetari i kaluar i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Ai tha se edhe përkundër faktit që mësimi ka nisur vetëm në një shkollë, kjo nuk përbën ndonjë zgjidhje.

“Zgjidhje do të ishte që qeveria të ulet me ne dhe të bisedojmë për një zgjidhje të përgjithshme”, është shprehur Ymeri.

Tutje, ai paralajmëroi se greva mund të zgjas edhe me muaj.

“Greva do të zgjas deri në realizimin e kërkesave tona. Pra, greva mund të zgjas me muaj”, është shprehur Ymeri.

Kujtojmë se zëdhënësja e komunës së Kamenicës, Lidijona Marovca, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se procesi i mësimit në këtë komunë ka nisur në disa shkolla.

“Aktualisht jemi për vizitë nga afër në shkollën “Hasan Prishtina” në Busovatë. Por, ka edhe shkolla të tjera që e kanë nisur mësimin pjesërisht në disa paralele”, është shprehur Marovca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat