Zëvendësi i Sveçlës zbardh detajet: Ja kush e përcakton koeficientin e pagave

Aktuale

Zëvendësi i Sveçlës zbardh detajet: Ja kush e përcakton koeficientin e pagave

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:14
Bardhyl Dobra dhe Sveçla

Zëvendësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra ka folur në lidhje me atë Ligjin e ri të Pagave.

Ai u shpreh se vlerën e koeficientit e përcakton çdo vit Ministria e Financave.

“Unë mendoj që nuk duhet të flasim për rritje apo zbritje, ajo që ne kemi bërë është krijimi i një sistemi. Përcaktimin e koeficientit do ta bëjë Ministria e Financave përmes ligjit për buxhetin, pra nuk kemi dashur t’i përzierjmë dy gjëra, por kemi dashur ta ndërtojmë një sistem, që ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe me termin afatgjatë të një sistemi të pagave i cili do ta kompenzojë secilin për punën që e bën. Pra, vlerën e koeficientit e përcakton çdo vit Ministria e Financave”, u shpreh ai.

Tutje, Dobra u shpreh se vlera e saktë e koeficientit për ligjin pagave nuk dihet.

“Nuk e dimë vlerën e saktë për momentin të koeficientit, jemi në situata ku edhe çështja energjetike do të ketë impakt në buxhetin e shtetit, pra duhet ta presim ligjin e buxhetit. Në momentin kur shkon tutje Ligji i Pagave, atëherë dihet edhe vlera e koeficientit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat