Konfirmohet arrestimi i asambleistit të Vetëvendosjes, ja për çfarë dyshohet

Aktuale

Konfirmohet arrestimi i asambleistit të Vetëvendosjes, ja për çfarë dyshohet

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 10:17
Berat Lahu.

Asambleisti i Lëvizjes i Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është arrestuar sot në Prishtinë.

Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”.

Lajmin për arrestimin e Lahut e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.

Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për mmarrje dhe dhënie ryshfeti.

Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat