Azemi thotë se sektori privat është në përgatitjet e fundit për të hyrë në grevë

Aktuale

Azemi thotë se sektori privat është në përgatitjet e fundit për të hyrë në grevë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 00:55
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se tanimë janë në përgatitjet e tyre të fundit për të hyrë në grevë.

Azemi pretendon se Kurti dhe Murati kanë bërë lojë me të gjithë punëtorët e sektorit privat, pasi sipas tij, brenda këtij viti janë dëmtuar 3 herë radhazi nga Qeveria aktuale.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet e fundit për të hyrë në grevë. Megjithatë kemi thënë edhe më herët që nuk duam ta rëndojmë më shumë situatën aktuale që gjendemi. Ne jemi duke kërkuar që edhe gjendja e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, duhet të përmirësohet. Në këtë vit, Qeveria e Kosovës na ka dëmtuar 3 herë radhazi ne punëtorëve të sektorit privat. Sipas të gjitha gjasave, kryeministri Kurti dhe ministri i financave Murati, bënë një lojë kur thanë se janë duke i stimuluar të gjithë punëtorët e sektorit privat me nga 50 euro, në qoftë se kompanitë privat e bëjnë të njëjtën gjë”, tha Azemi.

Ndërkaq, Azemi tha se do u konvenonte t’i marrin nga 100 euro, mirëpo theksoi se kanë pranuar t’i marrin vetëm mjetet e Qeverisë, pra 50 euro.

“Por, realisht doli se paska qenë një lojë ndaj sektorit privat të Kosovës dhe jemi jashtëzakonisht shumë të dëmtuar”, shtoi ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat