Abdixhiku nga Gjilani: LDK është duke e përgatitur një program të ri

Aktuale

Abdixhiku nga Gjilani: LDK është duke e përgatitur një program të ri

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:09
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia që ai drejton është duke përgatitur programin e ri politik.

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja ka një plan dhe ekip që po ndërtojnë programin në bashkëbisedim me qytetarët e ku, sipas tij, do t’i japin përgjigje dhe vizione të qarta e të guximshme problemeve të vendit tonë.

“Në këtë plan tonin, ne do të prezantojmë investimet tona në infrastrukturë – nga Autostrada e Anamoravës deri tek ndërtimi i Digës në Desivojcë. Do të prezantojmë projektet tona në çdo anë të Kosovës, në përfundimin e çdo infrastrukture rrugore në Kosovë, në modernizimin e sistemit shëndetësor, në shkolla gjithëpërfshirëse nga niveli parashkollor, e në pako ekonomike që bizneset kosovare i shndërron në katalizatorë të epokës së re ekonomike të Republikës sonë”, tha ai.

I pari i LDK-së këto komente i bëri nga Gjilani ku u mbajt Konventa Programore e prej ku tha se bashkëbisedimi me qytetarët do të vazhdojë në krejt komunat e Kosovës.

Abdixhiku bëri thirrje që “të gjithë rugovistët, të gjithë besimtarët e djathtë dhe patriotët e Republikës së Kosovës të bashkëngjiten në rrugëtimin e madh”.

“Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ne kemi nevojë për njerëzit më të mirë të vendit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat