Bie sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”

Aktuale

Bie sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 21:56
KEK

Kosovën mund ta presin sërish ditë të vështira në furnizimin me energji elektrike, kjo pasi ka rënë sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”. I njëjti u kthye në funksion vetëm pak ditë më parë.

Media mëson se dyshohet se ky bllok ishte kthyer shpejtë e shpejtë në funksion pa u kontrolluar mirë.  Por kjo ka kosto jashtëzakonisht të madhe pasi që një startim i vogël i merr rreth 70 mijë litra naftë.

Blloku A3 prodhon 130 MWh. Importi i 130 MWh me çmime aktuale për 24 orë është 1 milion euro.

Kjo do të thotë se momentalisht janë duke u prodhuar më pak se 500 MWh, shifër e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.

Ndryshe, me 16 shtator media kishte raportuar se kishte rënë nga funksioni blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”. Kjo ishte mbajtur fshehtë nga KEK-u.

KEK-u u detyrua ta pranojë dhe të japë sqarime gjysmake, duke e fshehur që pas mesnatës kur do të ndalet blloku A3 kanë planifikuar reduktime të energjisë elektrike.

KEK-u pati njoftuar për gatishmërinë për punë, por ndaljen e nevojshme 4-5 ditore.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhej ndër të tjerash në atë komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat