​Në 24 orë 1 rast pozitiv me COVID-19

Aktuale

​Në 24 orë 1 rast pozitiv me COVID-19

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.

Vetëm një person raportohet të ketë dalë pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 32 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 7 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 41.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat