Kurti takon kryetarin e Kuvendit të Japonisë: Shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë

Aktuale

Kurti takon kryetarin e Kuvendit të Japonisë: Shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë

Nga: A.SH Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:39
Foto nga takimi

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti po qëndron për vizitë në Japoni për ceremoninë lamtumirëse të ish kryeministrin japonez, z. Shinzo Abe.

Atje është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, z. Hiroyuki Hosoda.

Kryeminsitri ka theksuar se shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë, por edhe ta shtojmë edhe më tej bashkupnimin.

Postimi në Facebook:

Gjatë vizitës dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin z. Shinzo Abe, zhvillova takim me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, z. Hiroyuki Hosoda, i cili na priti në rezidencën e tij zyrtare. I shoqëruar nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, z. Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë. Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkangjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat