Hysamedin Feraj: Vendit i kam dal zot para Ramushit

Aktuale

Hysamedin Feraj: Vendit i kam dal zot para Ramushit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:36
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, një nga këshilltarët e Albin Kurtit, që shquhet për deklaratat e tij kontroverse, ka deklaruar se kryetari i AAK-së Haradinaj tash e disa vite, pyet se pse kryeministri i Kosovës shpëtoi i gjallë nga burgu në Serbi.

Feraj, i cili u kyç live për ta sqaruar deklaratën e tij karshi deputetit Haradinaj, tha se që nga viti 1979 ka filluar t’i dalë zot vendit me çështje kombëtare, madje edhe përpara se kreu i AAK-së.

Megjithatë, Feraj u shpreh se Kurtin e mbrojti nga deklarata e Haradinajt si bashkëluftëtar i shtetndërtimit.

“Nuk kam filluar t’i dalë zot vendit me z.Kurtin. E kam filluar shumë para Ramushit, që nga 1979. E vazhdojë në Kosovë e në Shqipëri. Është çështje që e kam bërë tërë jetën. Unë kam qenë në mërgatë, në Kosovë, në Shqipëri. Kurtin po e mbrojë si bashkëluftëtarë në çështjen e shtetndërtimit të Kosovës”, shtoi ai.

Të hënën, Feraj pyeti se pse deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i UÇK-së gjatë luftës, nuk po jep përgjigje për mos-vrasjen e tij nga Serbia, por mbeti i gjallë.

Ndërkohë, tha se vëllezërit e tij janë vrarë nga regjimi serb gjatë luftës kurse ai jo.

Për këtë pati reagime të shumta e të ashpra, teksa u kërkua që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga një gjuhë e tillë, kurse kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat