Duda Balje shkon në LDK - zbulohet se çfarë u bisedua!

Aktuale

Duda Balje shkon në LDK - zbulohet se çfarë u bisedua!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku me Baljen diskutuan për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat