Kuvendit i rekomandohet miratimi i Projektligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Kuvendit i rekomandohet miratimi i Projektligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:09
Foto nga vendngjarja

 Më shumicë të votave, Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kyera gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ishte e pranishme për ta prezantuar projektligjin në fjalë, e cila tha se miratimi i këtij projektligji do të mundësojë themelimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e kompetencave të Institutit për Krimet të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Projektligji sipas ministres paraqet njërin ndër objektivat më të rëndësishme të mandatit qeverisës, që ndërlidhet me dokumentin e krimeve të fundit të Kosovë.

Sipas saj, në të kaluarën, kryesisht në vitin 2010, ka pasur qëllim që të themelohet një institut, megjithatë është mbyllur dhe është shndërrruar në një divizion për drejësinë tranzicionale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu theksoi  se ky projektligj zbatohet për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.Tutje, ajo tha se për këto vite nuk janë ndërmarrë iniciativa institucionale, por më shumë nga shoqëria civile.

Lidhur me projektligjin, deputeti i këtij komisioni Driton Selmanaj parashtroi pyetje në lidhje me atë se për cilat arsye ky institut është më efikas si agjenci ekzekutive se sa si një mekanizëm brenda Ministrisë së Drejtësisë, a ka qenë problem statusi i këtij mekanizmi, apo angazhimi konkret për këtë çështje?

Selmanaj, po ashtu parashtroi pyetje se a bëhet fjalë për normim përmes ligjit ky institut apo ri-themelim sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011?

Për fund ai paraqiti edhe dy çështje, vërejtje rreth procedurave për emërimin e drejtorit të Institutit, duke thënë se me këtë ligj nuk është përcaktuar procedura për zgjedhjen e drejtorit, por i lihet në kompetencë Kryemistrit për emërimin dhe ri-emërimin e tij në rast të punës së mirë si dhe pyetjen e fundit se cila do të jetë kohëzgjatja e këtij instituti.

Në përgjigjet e saj, ministrja Haxhiu tha se tani po themelohet institut i ri, me staf të ri që do të merret me hulumtimin mbi krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Pjesë e punës do të jenë edhe botimet që kanë ndodhur deri më tani. Disa nene të këtij projektligji lidhen me disa ligje në fuqi. Tek çështja e drejtorit, e kemi lënë që këtë çështje me lënë tek Kryeministri, sepse ky i fundit do të ketë përgjegjësinë kryesore në rast të dështimit ose suksesit. Lënia në kuadër të ZKM-së është bërë për arsye që këtij instituti të jetë më me peshë, për arsye të rëndësisë. Nuk është zgjidhja më e mirë, por qëllimi ynë ka qenë te pesha dhe te përgjegjësia për funksionimin e këtij instituticioni. Sa i përket periudhës, kemi pasur të vështirë të përcaktojmë këtë, por duke e ndërlidhur me Marrëveshjen e Kumanovës, konsiderojmë se duhet të lihet 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999. Në lidhje me paragrafin 2 të Nenit 2, ka pasur viktima edhe pas qershorit 1999, të të gjitha komuniteteve, rrjedhimisht kemi pasur për qëllim të jemi gjithëpërfshirës”, sqaroi ajo./BetimipërDrejtësi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat